Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë në Durrës, ku Lulzim Cuku vrau me thikë gruan e tij, Manjola Cukun.

Informacionet e deritanishme bëjnë me dije se Lulzimi e ka qëlluar tre herë me thikë bashkëshorten.

Mësohet se dy herë e ka qëlluar në bark dhe një goditje në zemër. Kjo e fundit ka rezultuar fatale, pasi i mori jetën.

Kanë qenë të bërtiturat e të ndjerës që kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kan tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Fëmijët janë të moshës 2, 7 dhe 10 vjeç.

Autori i krimit, 45-vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Ndërsa familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

Të bërtiturat e gruas alarmuan fqinjët, si ndodhi ngjarja e rëndë në Durrës

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi brenda në familje që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Xhafzotaj. Lulzim Cuku qëlloi për vdekje nënën e tre fëmijëve të tij ku dyshohet për motive xhelozie.

Të pranishëm në ngjarjen e rëndë ishin edhe fëmijët e çiftit në momentin kur i ati i ka goditur të ëmën. Mësohet se 45-vjeçari ka qëlluar disa herë bashkëshorten e tij në pjesën e sipërme të trupit.

Ndërsa, kanë qenë banorët ata të cilët kanë lajmëruar Policinë pasi janë alarmuar nga të bërtiturat e gruas. Të tre fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga ngjarja e rëndë, ndërsa Policia ka shpallur në kërkim autorin i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Familja Cuku ka ardhur nga Dibra pas viteve ’90, ndërkohë vëllezërit e tij jetojnë në Greqi. Bashkëshorti kishte dyshimet e tij për bashkëshorten, por banorët e zonës kanë hedhur poshtë këto dyshime duke treguar konsideratat më të larta për Manjola Cukun

Ora- 09:25 Vrau gruan në sy të fëmijëve, kush është 45-vjeçari nga Dibra

Lulzim Cuku, i cili vrau gruan ku dyshohen për motive xhelozie, është personi që shihni në pamje. Ngjarja ndodhi para pak mesnate, rreth orës 23:55.

Mësohet se çifti jetonte në shtëpinë 4-katëshe, ndërsa kishte ardhur nga fshatrat e Dibrës për të jetuar në Xhafzotaj. Krimi ndodhi në sy të 3 fëmijëve të mitur, ku dyshohet për motive xhelozie, ndërsa ende nuk dihen detajet.

Siç shihet dhe nga pamjet çifti Lulzim dhe Majlinda Cuku kishin të rregulluar vetëm njërin kat të banesës. 45-vjeçari tashmë është vënë në kërkim nga policia, pasi u arratis pak pas krimit.

(Në foto banesa ku ndodhi krimi)

Ora- 08:45 Tronditet Durrësi/ Burri xheloz vret me thikë gruan në banesë, arratiset (Emrat)

Krimi brenda një familje ka tronditur qytetin e Durrësit. Një 45-vjeçar, Lulzim Cuku ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuku 33 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend. Mësohet se Cuku ku dyshohet se për arsye xhelozie vrau bashkëshorten me thikë mbrëmjen e djeshme në banesën e tyre në Xhafzotaj.

Ndërsa, sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ky i fundit ishte 10 vjeç dhe është fëmija i madh i familjes.

Ndërkohë, familja në të cilën ndodhi krimi njihej ndryshe edhe me mbiemrin Lika. Lulzim Cuku, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa. Ai punonte në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.

Ora- 08:05 E rëndë në Durrës/ Burri qëllon me thikë gruan, vdes 33-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme. Policia e Durrësit njofton se një 45-vjeçar,në banesën e tij për motive të dobëta ka qëlluar me thikë gruan. Shtetasja me inicialet M.C., 33 vjeç për pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobta   ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat