Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi lëshoi një paralajmërim të fortë sot, duke folur në foltoren e Kuvendit.

Maliqi deklaroi se paketa anti-KÇK u miratua për të goditur opozitarët dhe jo gjyqtarët e prokurorët e korruptuar.

“Do t’ia dëgjoni krismën”, tha deputeti duke iu referuar anti-KÇK-së teksa debatonte me ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.

“Interpelanca e parë është me ministren e Drejtësisë, ministrja është edhe drejtuese e Task Forcës, drejton një nga ministritë e rëndësishme, e kemi parë me akuza ndaj ligjit KCK, se këta e mbyllën antimafian, KCK paska të bëjë me të dënuar, as me gjyqtarë e prokurorë, por do ja dëgjoni krismën, kësaj polici-shtet që do jetë ndaj opozitarëve dhe jo ndaj oligarkëve të tyre që po pastrojnë paratë me ndërtime në Tiranë”, tha ai.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat