Është vënë në pranga nga policia personi që ka kërcënuar me jetë drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailaj. Me vendim të Gjykatës së Tiranës, Muharrem Zilja akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve elektronike.

Raportohet se Zilja është identifikuar nga policia nëpërmjet numrit të IMEIT-t pasi nuk e disponon më kartën me të cilën ka kërcënuar Ismailajn. “Të kemi çuar fjalë me njerëz dhe duhet të tërhiqesh, ndryshe ke për ta pësuar keq ti dhe familja jote”, shkruhej në tekstin e mesazhit dërguar në muajin nëntor të 2019-s në telefonin e drejtorit të Burgjeve.

I arrestuari rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm kriminalë, i dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në kryeqytet.

Raportohet se nuk ka patur konflikte të mëparshme me drejtorin e burgjeve pasi dënimin me burg e ka kryer në një periudhë kohore kur Ismailaj nuk ka qenë në këtë post drejtues. Dyshohet se në ndërmarrjen e këtij vendimi Muharrem Zilja ka qenë i shtyrë nga një grup kriminal. Ndërkohë pritet që ky i fundit të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Në deklaratën e dhënë para autoriteteve ka shprehur se nuk ka qenë ai që ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat