Markelian Cungu është shpallur në kërkim nga policia, si  njëri prej autorëve të dyshuar të plagosjes me armë dhe tentativës për grabitje të ndodhur në Allias.

Persona të maskuar hynë për të grabitur në banesën e çiftit Laze dhe më pas plagosën me armë zjarri këta të fundit.

Markelian Cungu rezulton të jete një emër i njohur nga policia që nga fëmijëria. Në moshën 12-vjeçare rezultonte një nga personat që kishte vizituar më shumë se të gjithë komisariatet e policisë së Tiranës për veprën penale të grabitjes.

Cungu, banues në lagjen “Allias” në Tirane, asokohe shokët e thërrisnin “Cengeli”, njihej për vjedhjen e telefonave të qytetareve nga xhepi, duke i tërhequr me gishtin e vogël të dorës. Në videot e postuara me emrin e tij në Youtube në vitin 2018 Cungu shfaqet me armë dhe shuma të konsiderueshme parash si dhe motorë, të cilë kanë kanë objekt i  grabitjeve.

Në vitin 2016 ishte kthyer nga Gjermania, por u arrestua sërish nga policia e Tiranës, si autor i vjedhjes së banesës së një biznesmeni.

Vetëm në komisariatin nr. 3 numërohen mbi 70 vjedhje dhe grabitje të Cungut. Banor i së njëjtës lagje, Allias në Tiranë, duket se Cungu mbrëmjen e 19 janarit ka planifikuar grabitjen e radhës duke njohur mirë banesën e çiftit.

Kujtojmë se një ditë pas ngjarjes nga hetimet e policisë u konstatua se autorët e njihnin banesën dy katëshe të familjes Laze dhe gjithashtu edhe lëvizjet e familjarëve. Ata hyrë në banesë nga pjesa e pasme ku nuk ka pasur kamera sigurie dhe sistem alarmi, gjë që tregon se ata e njihnin shumë mirë vilën ku jetonte çifti.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat