300 familjedëmshpërblimTërmeti

Janë rreth 300 familje të cilat pritet të marrin dëmshpërblim si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën e familjeve të cilat pritet të dëmshpërblehen pasi banesat kanë pësuar dëmtime strukturore.

Ka qenë Drejtoria e Emergjencave Civile e cila ka plotësuar dhe verifikuar në terren të gjitha banesat në kryeqytet. Pas verifikimit të të gjitha dosjeve Drejtoria e Emergjencave Civile e ka përcjell të gjithë informacionin në Bashkinë Tiranë, ku pritet te jepet tashmë edhe dëmshpërblimi për 300 familje të prekura.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat