Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prej mëngjesit të sotëm ndodhej në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku takoi krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Kurti kishte zgjedhur pikërisht Shqipërinë për të kryer vizitën e parë si kryeministër.

Takimin e parë ai e kreu me homologun, kryeministrin Edi Rama, me të cilin zhvilloi edhe një konferencë për shtyp.

Më pas kryeministri i Kosovës takoi Presidentin e Republikës, Ilir Meta dhe Kreun e Kuvendit Gramoz Ruçin.

Për shkak të kohës Albin Kurti është detyruar të anuloi takimin me kryebashkiakun Veliaj.

Mësohet se kryeministri i Kosovës ka zgjedhur të kryej takimin me kreun e PD, Lulzim Bashë dhe të anuloi takimin me Erion Veliajn pasi shpenzoi shumë kohë në takimin me Ramën.

Madje këta fakt e përmendi edhe vetë kryeministri ynë gjatë konferencës së shkurtër për shyp, ku Kurti dhe Rama pranuan vetëm dy pyetje nga gazetarët.

Mësohet se kreu i bashkisë Veliaj kishte për t’i dhënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit edhe Çelësin e Tiranës.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All