Operacioni Forca e Ligjit ka bërë publike edhe emrat e dy personave, të cilët duhet të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit pë pasuritë që posedojnë. Mësohet se OFL kërkon deklarim të pasurisë për Dritan Dajtin dhe Xhevdet Troplini.

Kush është Dritan Dajti
I lindur në Tiranë më 17 nëntor 1971 (sot 47 vjeç) ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Në dosjet e prokurorisë dhe policisë, por edhe në Interpolin Europian, emri i tij shkruhej me të kuqe, pasi cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm. Në arkivin e prokurorisë dhe gjykatës “njollosja” e emrit te tij do te realizohej per here te pare per vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999. Viktima kishte nisur ndërtimin e një pallati në rrugën H.H. Dalliu, por ai ishte konfliktuar me disa persona.

Kush është Xhevdet Troplini

Xhevdet Troplini i njohur me emrin Poja, rezulton se është aksioner në një shoqëri me emrin Euromag dhe disa biznese të tjera në Durrës, ndërsa të martën (dje) i është bllokuar një mjet i blinduar nga Policia.  Troplini gjithashtu është bashkëpronar i një kompanie që merret me tregtinë e mishit dhe vezëve.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat