Tashmë edhe makinat e qyteti të Vlorës kanë kaluar në sitën e OFL-së. Ndërkaq, në total janë kontrolluar 400 automjete në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Gjithashtu janë sekuestruar katër makina të blinduara, të cilat janë konsideruar si makina luksi. Këto makina dyshohet se janë në pronësi të ashtuquajturve “të fortët” e Vlorës.

Ndërkaq, mësohet se 6 makina të tjera luksoze janë në procese verifikimi. Automjetet ndodhen tashmë në procese verifikimi teksa do verifikohen gjithashtu dhe personat të cilët ato ju përkasin për të parë nëse janë përfituar nga aktivitete kriminale apo persona të cilët i kanë shpëtuar ligjit ose nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre.

Kontrollet në qytet nga të dhënat nga policia do të vazhdojnë. Të përqendruar në dalje dhe hyrjet e qytetit por dhe në njësitë administrative të Vlorës. Më herët ka pasur sekuestrime mjetesh luksoze edhe në Gjirokastër.



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat