Partia ‘Zgjidhja’ përshëndeti deklaratën e përbashkët të një grupi organizatash të shoqërisë civile për ndryshimet e propozuara në ligjin për Policinë e Shtetit, si sulme direkte ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe që rrezikojnë të drejtën për privatësi të qytetarëve.

Duke publikuar edhe deklaratën e plotë të organizatave të shoqërisë civile, ‘Zgjidhja’ u shpreh se është kundër shtetit paralel dhe antiligjor të KÇK-së së Ramës dhe mbështet përfundimet e shoqërisë civile se projektligji i propozuar ka dispozita që ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimeve të rëndësishme kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Deklarata

‘Zgjidhja’ përshëndet deklaratën e përbashkët të një grupi organizatash të shoqërisë civile për ndryshimet e propozuara në ligjin për Policinë e Shtetit, si sulme direkte ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe që rrezikojnë të drejtën për privatësi të qytetarëve.
‘Zgjidhja’ është shprehur kundër shtetit paralel dhe antiligjor të KÇK-së së Ramës dhe mbështet përfundimet e shoqërisë civile se projektligji i propozuar, ashtu sikurse më herët edhe akti normativ me fuqinë e ligjit i miratuar në datën 31 Janar të këtij viti nga Këshilli i Ministrave, janë hartuar pa transparencë dhe pa konsultim publik paraprak me përfaqësuesit e organizatave vendase të shoqërisë civile dhe përmbajnë dispozita që ngrenë dyshime serioze për cenimin e parimeve të rëndësishme kushtetuese si parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parimin e pavarësisë së gjyqësorit, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Deklaratë për shtyp: Ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat