Një 37 vjeçar shqiptar është qëlluar me dy plumba në rrugën Qerasundos në lagjen Egaleo të kryeqytetit grek, Athinë.
Sipas policisë, ndaj 37 vjeçarit, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u qëlluan dy plumba, një prej të cilëve në kokë, dhe një tjetër në pjesën e poshtme të trupit, pak metra larg banesës së tij.


Ai është transportuar për në spital në gjendje kome, ku po merr ndihmën e parë. Mjekët thonë se po bëjnë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën,por plagët në kokë janë tepër të rënda, ndërkohë që policia po kërkon të gjejë shkaqet e sulmit ndaj tij.
Ndonëse ngjarja ndodhi pak mbas orën 19.00 sipas ores lokale në zonë nuk kishte asnjë dëshmitar që pa ngjarjen, ndërsa po kërkohen pamje filmike nga bizneset e zonës, për të gjetur autorët.
Burime policore thonë se dy janë pistat e hetimit e para ajo e larjes së hesapeve mes bandave, ku mafia shqiptare ka rol protagonist në shpërndarjen e narkotikeve dhe gjob-vëniet në kryeqytetin helen, por nuk përjashtohet edhe pista e krimi për arsye të tjera.
Agjentet dyshojnë për këtë pistë, pikërisht për shkak të plumbave në pjesën e poshtme të trupit, të cilat tregojnë se autorët kane pasur një mesazh të qartë për viktimën.
Hetimet vazhdojnë ndërsa dritë mbi shkaqet e ngjarjes, pritet të hedhin edhe dëshmitë e familjarëve dhe telefoni i viktimës, i cili iu gjet atij në xhep.
Zona Egaleo e Athinës është një zonë në të cilën janë shënuar disa krime me protagoniste shqiptare në të kaluarën.

Flash Lajme

Më të lexuarat