Rritja e shpejtë e numrit të personave të infektuar, ndoshta 150 si dhe forcimi i masave të sigurisë, përfshi karantinën në zona të gjera në Itali prej koronavirusit, kanë shtuar frikën në Shqipëri.

Shkak i marrëdhënieve të ngushta me emigracionin, lëvizjet me karakter turistik dhe tregtia që Shqipëria ka me Italinë, bënë që autoritetet të kërkojnë më shumë higjenë nga qytetarët.

Në zonat e kategorisë së kuqe nga izolimi në Itali jetojnë thuajse 500 emigrantë shqiptarë, madje duke përbërë dikund te 8 deri në 11 për qind të popullatave në disa prej 11 komunave në karantinë.

Në Tiranë, Silva Bino, Shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik thotë se me rëndësi është që të ketë vigjilencë dhe kujdes veçanërisht me normat higjenosanitare:

“Nuk kemi asnjë rast të dyshuar apo asnjë rast të konfirmuar në Shqipëri. Ata që kanë pasur nevojë kanë qenë 14 ditë në vetëkarantinë. Ky virus luftohet nëpërmjet masave fare të thjeshta higjenasanitare: Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtimë, mos prekim me hundë, gojën, hundën, sytë, qurret tona të mos i lëshojmë anë e mbanë”.

Në pikat e kalimit kufitar tokësor, detar dhe ajror ka forcim të masave dhe ekipet mjekësorë me maska dhe termometra kontrollojnë udhëtarët.

Flash Lajme

Më të lexuarat