Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në orën 13:00 padinë ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Padia është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Kreu i shtetit shoqërohej nga këshilltarët; Bahri Shaqiri, Tedi Blushi dhe Blerdar Dervishaj.

Në prononcimin e dhënë për mediat, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se padia vjen pas shkeljeve skandaloze të zyrtarëve të rilindje Kushtetutës dhe interesave të vendit.

Mbrojtja e Kushtetutës është detyrë e Presidentit të Republikës. Mazhoranca po përpiqet të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe të shkelë në mënyrë flagrante Kushtetutën. Do të paraqesim prova të reja në ditët në vijim”,- tha ndër të tjera kreu i shtetit.

Duke u ndalur në shkeljet e mazhorancës, Presidenti tha se ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar dhe qytetarët duhet të reagojnë.

Tashmë padia dhe kallëzimet penale për disa vepra penale shumë ët qarta është dorëzuar për tre titullarë të Ministrisë së Drejtësisë me në krye ministren dhe kemi dhe për persona të tjerë të përfshirë për shpartallimin e kësaj tentative dhe të grushtit të shtetit për rrëmbimin e Kushtetutës së Shqipërisë, për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese dhe të sovranitetit të Shqipërisë nga kjo bandë kaq e rrezikshme. Ndaj, më 2 mars të gjithë shqiptarët në bulevard në Tiranë për të bërë të qartë që të gjithë janë me Kushtetutën, jo me Presidentit, Kushtetutën që votuan në 22 nëntor 1998 dhe rreziku më i madh është murtaja që quhet Rilindje”,- tha Presidenti Ilir Meta.

Tags:Ilir MetaPresidenti

Flash Lajme

Më të lexuarat