Gjatë konferencës për media të mbajtur sot, presidenti Ilir Meta ironizoi ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ndërsa komentoi arrestimin e analistit Henri Çili.

“Shet arrestimin e Henri Çilit sikur ka arrestuar Toto Rinon, ndërsa ministria e padrejtësisë shet reformën në drejtësi, kur është kapur me presh në dorë.

Nuk mund të arrestohet për ndikim të paligjshëm shefja e ministrisë së Drejtësisë dhe as Dvoranit, por Çili. Nesër i pres të gjithë atje! Rroftë Kushtetuta dhe sovrani! Sovraniteti i përket popullit!”- u shpreh Meta.

Kujtojmë që në konferencën e sotme për mediat Meta denoncoi miratimin e ligjit të dividentit nga Kuvendi, duke shtuar se do të paraqesë kallëzim në SPAK për autorët.

“Ju bëj me dije se për këtë krim të dëmshëm, do paraqes në SPAK kallëzimin penal për vendosjen para drejtësisë të gjithë autorëve të saj. Sekti mafioz i qeverisë së Rilindjes po dhunon Kushtetutën. Mirëpres bizneset dhe investitorët nesër në tubim. Ju ftoj nesër në bulevard të jemi bashkë. Situata ka kaluar çdo kufi, 10 veta tallen me miliona shqiptarë”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat