Komisioni Europian ka dhënë sërish sot rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në progres-raportin e publikuar sot thuhet se rekomandimi i KE për vitin 2019 mbetet i vlefshëm edhe këtë vit.

“Në vazhdën e përparimit domethënës dhe plotësimit të kushteve të vendosura unanimisht nga Këshilli në qershor 2018, Komisioni rekomandoi në paketën e zgjerimit për vitin 2019 që Këshilli Europian të nisë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë. Në tërësi, Shqipëria ka rritur përpjekjet e saj për të arritur rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme në pikat kyçe të identifikuara në përfundimet e Këshillit në qershor 2018. Kësisoj, rekomandimi i Komisionit në vitin 2019 për hapjen e negociatave me Shqipërinë mbetet i vlefshëm”, thuhet në përfundim të progres-raportit.

Ndërsa ndalet te Reforma në Drejtësi, raporti thotë se: “Deri më tani nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar përmes filtrave të tij”.

Nisur nga raporti, vendimi pritet të merret në Samitin e Brukselit që do të mbahet në fund të muajit, e përkatësisht më 27-28 mars. Megjithatë, duhet theksuar se procesi është i vështirë pasi Holanda vijon të jetë skeptike për hapjen e negociatave.

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka deklaruar më herët se metodologjia e re është shpresë se BE do të mbajë premtimin për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat