Kryeministri Edi Rama u ka bërë edhe njëherë apel qytetarëve që janë kthyer 15 ditët e fundit nga Italia dhe nuk po zbatojnë masat për ruajtjen e popullsisë nga koronavirusi.

Në një apel në Facebook, Rama shprehet se autoritet kanë numrat e telefonit dhe adresat e çdo personi që është kthyer nga vendet dhe zonat e prekura nga koronavirusi dhe sot u është dërguar një mesazh mbi penalitetet që i rrezikojnë , nëse nuk zbatojnë vetkarantimin.

Kryeministri Rama ne facebook:

? POLICIA E SHTETIT KA IDENTIFIKUAR TË GJITHË QYTETARËT SHQIPTARË QË KANË HYRË NGA ITALIA NË 14 DITËT E FUNDIT. PASI KA DISPONUAR NUMRAT E TELEFONIT DHE ADRESAT E TYRE PO VAZHDON OPERACIONIN E POSAÇËM TË SENSIBILIZIMIT DHE MONITORIMIT TË TYRE

? BASHKËNGJITUR ËSHTË MESAZHI QË U ËSHTË DËRGUAR KËTYRE QYTETARËVE DHE DO TË VIJOJNË TROKITJET NË DYERT E TYRE PËR T’U SIGURUAR SE PO ZBATOJNË DETYRIMIN E VETËKARANTINIMIT 14 DITOR. SHKELJA E KËTIJ DETYRIMI NDËSHKOHET ME 5 MIJË EURO DHE SHKELËSI DO TË NDALOHET TË DALË NGA SHQIPËRIA PA PAGUAR GJOBËN!

? NDJESË 1000 HERË? PO KJO ËSHTË LUFTË DHE NDRYSHE NUK FITOHET!

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Flash Lajme

Më të lexuarat