Ditën e sotme Bashkia e Roskovecit ka bërë të ditur se dy banorë të fshatit Mbërs, nga njësia Administrative Kurjan, kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Për këtë arsye, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit në banorë të tjerë, bashkia ka bërë thirrje që gjithë fshati të vetëizolohet.

Banorët në fjalë me iniciale, G.M dhe S.M, kanë pasur histori udhëtimi në Itali. Në njoftimin e Bashkisë së Roskovecit thuhet se çifti në fjalë ka pasur kontakt të ngushtë me banorët e fshatit, ndaj është kërkuar që ata të vetëizolohen për të mos pasur raste të tjera të infektuarish.

Bashkia ju ka bërë thirrje banorëve të fshatit Mbërs të qëndrojnë në shtëpi, të tregojë kujdes maksimal ndaj higjienës personale për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Njoftimi i plotë i Bashkisë Roskovec

Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec , ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID19, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.

Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv. Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.

Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qënë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit. Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjenë maksimale personale për veten dhe të tjerët.

Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.

Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.

Zoti qoftë me ne!

bashkia roskovecKoronavirusi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All