Ndërkohë që vendi është në shtet-rrethim për shkak të Koronavirusit, një aksident me përmasa tragjike në njerëz është regjistruar mbrëmjen e sotme.

Sapo kanë mbërritur në vendngjarje autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 persona pa jetë.

Ndërkohë që edhe 1 person tjetër në gjendje të kritike për jetën është transportuar për në Spitalin e Traumës por, edhe i riu i katërt  ka humbur jetën. Rrethanat me të cilat ka ndodhur ky aksident tragjik janë ende të paqarta.

Të 4 personat mësohet se janë nga Fushë-Kruja.

Në kryqëzimin e Borizanës në Fushë Krujë një automjet është përplasur me një kamion, ku si pasojë e përplasjes, 3 persona kanë humbur jetën, dhe është plagosur rëndë një tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 personat e pajetë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat