Nga Shqipëria kanë filluar të vijnë lajmet e mira rreth pandemisë aktuale. Kryeministri Rama ka njoftuar se edhe një pacient është shëruar nga virusi.

“EDHE PACIENTI ZERO SAPO DOLI NEGATIV”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Po ashtu, edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dha lajmin e gëzueshëm duke treguar se numri i të shëruarve ka shkuar në tre. “Një tjetër lajm i mire. Edhe pacienti zero sapo është konfirmuar negative. Babë e bir pritet të lënë spitalin dhe bashkë me pacientin tjetër që la spitalin mesditën e sotme, janë 3 pacientët e shëruar që rikthehen në shtëpi. Shumë mirënjohëse për punën dhe sakrificën e ekipit të #Infektivit.

Flash Lajme

Më të lexuarat