Një 71-vjeçare e prekur nga koronavirusi ka ndërruar jetë në orët e vona. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një deklarate për mediat.

71-vjeçarja vuante nga hipertensioni dhe ajo ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së sotme.

E ndjera ishte e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 71-vjeçarja ka qenë nën terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit numri i personave të infektuar me Covid-19 shkoi në 146 dhe harta u zgjerua edhe në qytetin e Krujës. Tirana vazhdon të mbetet vendi më i prekur me 83 raste të infektuar me Covid-19, më pas ndiqet nga Fieri me 14 raste dhe Korça me 11. Megjithatë thuajse gjithë Shqipëria, nga veriu në jug, është prekur nga virusi, sepse edhe në qytete të tjera si Durrësi, Vlora, Lushnja, Elbasani, Rrogozhina, Kavaja, Shkodra, Lezha, Berati, dhe Hasi janë konfirmuar disa persona të prekur nga koronavirusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All