Sa vjen dhe shtohet numri I personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë. Ditën e sotme është bërë e ditur se edhe dy të rinj në Elbasan kanë rezultuar pozitivë me Covit-19.

Mësohet se të infektuar janë dy vëllezër, 22 dhe 25 vjeç. Ata rezultojnë të jenë djemtë e 61-vjeçarit që u identifikua dje me koronavirus.

Dyshohet se I pari I infektuar me virusin është njëri nga djemtë, I cili ka pasur kontakte me shtetas italianë.

Raportohet se gjendja e të infektuarve është e mirë dhe se deri më tani nuk kanë shfaqur asnjë shenjë.

Kujtojmë se deri dje numri I të infektuarve në Shqipëri ishte 146, numër I cili pritet të rritet. Mbrëmë u rrit numri I viktimave ne vendin tonë, duke shkuar në 6.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat