Nga 212 të infektuar me koronavirus, në të gjithë Shqipërinë, 76 prej tyre ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv të Tiranës.

Gjatë deklaratës për shtyp Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se nga 76 të shtruarit, 6 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 4 janë të intubuar.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”-u tha gjatë deklaratës.

Ndërsa deri më sot janë shëruar 40 pacientë, të cilët kanë lënë spitalin, por vijojnë izolimin.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 15 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 1436 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 212 raste.

Nga COVID-19 kanë humbur jetën deri tani 10 qytetarë.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Mirdita ishte zona e re e prekur me koronavirus, duke zgjeruar hartën e të infektuarve në vendin tonë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 121 raste

– Durrës 12 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 22 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 5 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 1 rast

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat