Kryetari i komanduar i Bashkisë së Durrësit, Zhuljen Varfaj, është dorëhequr për arsye shëndetësore.

Në kërkesën e tij të dorëheqjes thuhet: “I gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time”.

Pritet që në krye të bashkisë Durrës të Komandohet Emirjana Sako, e cila më herët ka mbajtur postin e Drejtores së Shërbimeve dhe prej rreth 2 muajsh është emëruar zv. kryetare e Bashkisë.

Kërkesa e dorëheqjes

Sot me dt 23.04.2020, Unë Zhuljen Ago Varfaj,

Me detyrë Zëvendës Kryetar i Bashkisë  Durrës i emëruar me vendim të Këshillit Bashkiak Durrës nr-dt- për të ushtruar detyrat si dhe funksionet e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, i gjendur para një situate krejtësisht të pa favorshme, madje me rrezik të shtuar për shëndetin tim, parashtroj dhe jap dorhëheqjen time të  pa revokueshme nga detyra dhe funksionet e ngarkuara. Do të dëshiroja të falenderoja dhe të  vlerësoja me mirënjohje Këshillin Bashkiak të Durrësit  për besimin dhe mbështetjen  e dhënë nga çdo anëtar i tij, bashkëpunëtore e bashkëpunëtorë të mi të administratës së Bashkisë Durrës, që në këtë periudhë të vështirësive të mëdha për Durrësin  kanë dhënë dhe bërë më të mirën e tyre në zgjidhjen e shumë problematikave dhe kërkesave  të qytetarëve të Durrësit.

Me respekt, Zv/Kryetar, Zhuljen VARFAJ

Emërimi si kryetar bashkie i komanduar

Zhuljen Varfaj u emërua në krye të bashkisë nga Këshilli Bashkiak Durrës pas dorëheqjes së papritur të ish-kryetares Valbona Sako në fillim të dhjetorit, pas tërmetit vdekjeprurës që la 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Kujtojmë që dorëheqja e Sakos, që erdhi pasi një gafe në një lidhje televizive live, u shoqërua më një valë largimesh në bashkinë e Durrësit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat