Aktori i mirënjohur, Muharrem Hoxha, e ka kthyer në një parodi të gjithë situatën e shtetrrethimit në mënyrën më origjinale. Hoxha ka realizuar një video nga Pogradeci, vend në të cilin është karantinuar, duke vendosur në qendër figurën e një të moshuari që thyen rregullat e izolimit.

Ai ia ka vendosur titullin parodisë “E kruajta vetë” dhe rrëfen me nota humori se si një i moshuar gjobitet nga policia me 100 mijë lekë për shkak se ka dalë jashtë karantinës.

“U bënë plot 2 muaj brenda tek shtëpia. Dola për një xhiro, më kapi policia. Më kërkoi lejen për të dalë, duhet aplikuar atje në portal. Mora gjobë 100 mijë lekë, desh më iku mendja krejt. Futa veten në siklet, ku t’i gjej gjithë ato lekë”, këndon Hoxha.

Teksti është realizuar nga Afrim Agalliu, një nga pjesëtarët e grupit të “Parodistëve të Vlorës”, që janë shumë të famshëm për paroditë e tyre. Përmes kësaj kënge plot humor, aktori përcjell mesazhin se këto ditë të vështira duhet të tregojmë kujdes me respektimin e masave, jo vetëm për të shmangur gjobat, por mbi të gjitha për të ruajtur shëndetin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All