Pasi dhunoi qytetarin në Fier, ka ardhur edhe arrestimi i efektivit të policisë dhe shokut të tij.

“Mbrëmë rreth orës 20:00 punonjësi i policisë A.B. dhe shoku i tij, shtetasi D.R.

, në qendër të Fierit, kanë goditur me mjete të forta dhe grushta shtetasin Xh.O., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shkak ishin motive të dobëta. Përveç dëmtimeve fizike, dy agresorët kanë dëmtuar mjetin e të riut.

Një patrullë policore ndërhyri menjëherë në vendngjarje dhe i shoqëroi në Komisariat, duke parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit e pezulloi menjëherë nga detyra Inspektorin.

Pamjet filmike të ngjarjes janë administruar në cilësinë e provës materiale në funksion të hetimeve.

Të gjitha veprimet e kundraligjshme dhunuesit i kanë kryer duke thyer fashat orare të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi për gjendjen e jashtëzakonshme, fakt ky i dënueshëm.

Veprimet proceduriale u kryen në prani dhe në drejtimin e Prokurorit dhe materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

SHÇBA gjen rastin të falënderojë qytetarët dhe median për bashkëpunimin dhe fton këdo të telefonojë falas në 0800 90 90 për çdo shkelje apo abuzim të punonjësve të Policisë”-njofton policia e Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All