Një 41-vjeçar, i identifikuar se Idajet Paja, punonjës I burgut të Peqinit ka mbetur I plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur sot në mbrëmje, rreth orës 19.40, ku Paja është plagosur lehtë nga një plumb qorr.

Uniformat blu bëjnë me dije se 41-vjeçari ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Ndërsa gjithashtu raportohet se në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhoj.

Peqin/Informacion paraprak

Më datë 28.04.2020, rreth orës 19.40, është lënduar lehtë dyshohet nga një plumb qorr, shtetasi I.P, 41 vjeç, punonjës i IEVP Peqin, i cili pas ndihmës së parë mjekësore, ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga Grupi Hetimor.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku vijon krehja e zonës dhe deri në këto momente nuk janë gjetur asnjë gëzhojë.

Grupi Hetimor vijon punën nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

21.10-Të shtëna në Peqin, qëllohet me armë zjarri polici (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Peqin, ku për pasojë është plagosur një efektiv i policisë.

Mësohet se i plagosuri është polic i burgut të Peqinit.

Paraprakisht mësohet se punonjësi i policisë ka mbetur i plagosur nga një e shtënë e cila është qitur nga jashtë rrethimit të burgut.

I plagosuri është Idajet Paja, 41 vjeç, inspektor i qenëve. Pas ndihmës së parë mjekësore, ai ndodhet në institucionin ku punon dhe po merret në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërsa policia ka mbërritur në burgun e Peqinit, ku ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Mësohet se burgu i Peqinit është rrethuar nga forca të shumta policie dhe ende nuk janë të qarta arsyet apo rrethanat që ka ndodhur ngjarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat