Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi thotë se Qeveria Rama, me vazhdimin e heshtjes, qartazi po përpiqet t’i mbulojë shkeljet e rënda që ka bërë në “skandalin Behgjet Pacolli”.

Sipas tij në këtë rast janë thyer të gjitha rregullave dhe ligjeve në gjendjen e “fatkeqsisë natyrore”.

“Por ku janë PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare? Ku janë anëtarët e ndershëm të PS? Pse nuk flet as Presidenti Meta? Kush ia ka lidhur gjuhën të gjithëve përballë këtij mega-skandali?”, është shprehur Abazi.

Më herët, zoti Sveçla në një konferencë për media ngriti dyshime nëse presidenti Thaçi gjatë ditës së djeshme gjatë një udhëtimi në Shqipëri e ka takuar deputetin Behgjet Pacolli.

“Mbrëmë vonë jam informuar nga ana e policisë kufitare që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kaluar kufirin shtetëror pak para orës 18:00 në drejtim të Shqipërisë. I njëjti është kthyer në Kosovë, pak pas orës 19:00, kur eskorta e presidentit është ndaluar është konstatuar se në veturën e dytë ndodhet presidenti”, ka thënë Sfeçla.

Ai tha që nëse konfirmohet se deputeti Pacolli ishte në veturë me presidentin Thaçi, atëherë edhe Presidenti duhet t’u nënshtrohet masave të izolimit, apo vetizolimit, sipas vendimit të Qeverisë, ndërkaq ka kërkuar nga deputeti Pacolli të tregojë për vendndodhjen e tij, duke thënë se nëse paraqitet në publik, pa iu nënshtruar masave, atëherë policia do të ndërmarrë veprime ndaj tij.(INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat