Një 38-vjeçar shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”, është arrestuar nga policia në Tiranë.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Departamentit të Policisë Kriminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Interpol Tirana, u bë i mundur lokalizimi i një personi të kërkuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Shtetasi me iniciale Gj. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e ndërmjetësuesit, i ndihmuar dhe nga persona të tjerë, ka arritur t’i dorëzojë një shtetasi italian (trafikant droge), një sasi të madhe cannabis-i, e cila më pas është sekuestruar nga policia italiane, duke vënë para drejtësisë gjithë autorët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal të kundërligjshëm.

Për këtë shtetas, Gjykata e Hetimeve Paraprake e Romës, me vendimin nr. 54980/16 RGNR-24411/19 RG GIP, datë 18.11.2019 ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim”. Maksimumi i dënimit është 10 vjet burgim.

Drejtësia italiane ka bërë të mundur dokumentimin me prova ligjore të aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, të këtij shtetasi dhe të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All