Është zbuluar emri i autorit tjetër të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe e vrasjes së Dorjan Shkozës 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia 24 vjeç, më 2 Mars.

Mësohet se 22-vjeçari, autor në të dyja ngjarjet është Klevis Alla, i cili bashkëpunoi me drejtësinë pas arrestimit.

Kujtojmë se Gjykata e Durrësit dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Altin Ndoci, emër i njohur për policinë dhe 22 vjeçarin Klevis Alla.

Shkak për dy atentatet, sipas policisë është pikërisht prishja e pazareve të aktivitetit të përbashkët kriminal.

Ekzekutimi i dy vëllezërve Haxhia

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 27 prillit, rreth orës 16:40, tek vendi i quajtur “Tregu i makinave”, Shënvlash, ku u qëlluan me breshëri plumbash dy persona, të cilët po udhëtonin me një makinë “Volswagen”.

Dy vëllezërit Viktori dhe Besmiri jetonin në lagjen nr.15, në Spille të Durrësit por ishin me origjinë nga Puka.

Viktimat njihen si tregtarë automjetesh. Viktori kishte studiuar Drejtësi dhe kishte marrë certifikate Avokati. Ndërsa 36-vjeçari Besmir Haxhia është një emër i skeduar nga drejtësia ndërkombëtare, ai njihej ndryshe me nofkën “Miri i Kolës”,  ai ishte dënuar me disa vite për trafik droge, dhe me pas është rikthyer në Durrës.

Ata dispononin një pikë makinash me qira, lavash, nje exchange dhe karrotrec automjetesh.

Vrasja e ndodhur në 2 mars 2020

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja” ne Durrës. Ne atentat, mbeten të vrarë Dorjan Shkoza 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç.

Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat