Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti, ministrin e rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kreun e Bashkisë Krujë, Artur Bushi kanë prezantuar ditën e sotme planin e rindërtimit të Krujës, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit.

Në një mbledhje të zhvilluar online u sqarua se në këtë program rindërtimi parashikohet infrastrukturë e re dhe shërbime të shtuara e cilësore në të gjithë zonën.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka sqaruar planin që do të ndiqet për rindërtimin e qytetit, ku ka theksuar se gjatë rindërtimit do të bëhet dhe rigjenerim urban i qytetit.

“Ashtu si dhe në zonat e tjera është miratuar plani i rindërtimit dhe me Bashkinë e Krujës. Zona e rindërtimit në Krujë është në një shtrirje 9.5 hektar, ku është parë të nevojshme dhe një rigjenerim urban, duke e lidhur dhe me prezencën dhe afërsinë që ka më kalanë dhe gjithë pjesën turistike”, tha Margariti.

Ndërsa Rama ndër të tjera ka folur për procesin e shpronësimeve duke iu prezantuar qytetarëve një marrëveshje. Kjo marrëveshja konsiston në shpronësimin pronë për pronë, ose truall për truall në sipërfaqen e re që do ndërtohet për të prekurit nga tërmeti.

Rama sqaroi se kompensimi nuk do të bëhet me para në dorë, por me një pronë, ose truall në sipërfaqen e re që do të ndërtohet. Për ata që nuk do të pranojnë një kompensim të tillë, Rama u shpreh se do të fillohet procedura e zakonshme e shpronësimit.

“Ofertën e parë të atyre që janë në të drejtën e tyre subjekt i marrjes së një pagese për pronën, duhet t’ia bëni për një shkëmbim në natyrë. Ata që do humbasin një objekt apo një hapësirë të caktuar, ju propozohet të marrin si kompensim nga ndërtimi një hapësirë shumë më të favorshme. Propozojeni këtë gjë jo vetëm për të shmangur shpenzime të tepërta por edhe për ata që të kenë mundësi të përfitojnë një pronë të patundshme, nëse nuk duan do fillojmë me procedurën ligjore të shpronësimit. Duhet t’i paraprini që të mos humbim kohë me këtë proces”, tha Rama.

.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All