Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka filluar hetimet për tenderin e ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes që u denoncua nga PD që më pas edhe kallëzoi penalisht ministren e mbrojtjes Olta Xhaçka.

Sipas një njoftimi të bërë disa ditë më parë SPAK njoftoi se ka filluar hetimet intensive që kanë objekt prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe po kryhen verifikimet e nevojshme në lidhje njoftimet e bëra publike për prokurimet e zhvilluara në kushte emergjence të pandemisë nga Ministria e Shëndetësisë me procedurë të klasifikuar ″Sekret″.

Ditën e sotme mësohet se SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin, i cili është kryetari i këtij komisioni si dhe drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Dafina Meçaj dhe Adriatik Dapaj, dy anëtarët e tjerë, në lidhje me tenderin e zhvilluar në fund të marsit.

SPAK tashmë ka filluar me sekuestrimin e dokumentacioneve në kuadër të hetimit të tenderëve sekretë të dhënë nga Ministritë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes gjatë pandemisë.

Ndërkohë po zhvillohen hetime kryesisht për procedimin penal të regjistruar për korrupsion, në ngarkim të funksionareve të burgut “Jordan Misja”, Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat