Pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ka reaguar ambasadori i BE-së, në Tiranë, Luiggi Soreca.

Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Soreca shkruan se rifillimi i punës në nivel ndërpartiak është është thelbësor pavarësisht kushteve të vështira.

Më tej Soreca thekson se thelbësore mbetet edhe mbështetja e Reformës nga të gjithë aktorët politikë më të lartë të Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet për hapjen e negociatave.

“Është thelbësore që Këshilli Politik të rifillojë punën në nivel ndërpartiak për Reformën Zgjedhore edhe në këto kushte të vështira për shkak të COVID-19.

Po kaq thelbësore është dhe mbështetja e Reformës nga të gjithë aktorët politikë dhe në interesin më të lartë të Shqipërisë në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga BE për hapjen e negociatave”, shkruan Soreca.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All