Dy të rinj shqiptarë rezultojnë të shpallur në kërkim nga policia britanike pasi akuzohen për vjedhje parash dhe bizhuterish në një shtëpi në Guildford.

Ata janë identifikuar si Ibrahim Basha, 27 vjeç, banues në Ipswich dhe Ermir Mataj, 33 vjeç, të dy shtetas shqiptarë, janë në kërkim për vjedhje.

Të dy shqiptarët janë banues në Ipswich, në Londrën Qendrore.

Sipas policisë britanike dy të dyshuarit u futën në një shtëpi në Guildford në orën 10:40 të mëngjesit më datë 29 shkurt.

Një sasi e madhe parash e stoli u vodhën para se të dyshuarit të largoheshin kur në momentet kur u pikasën nga banori i shtëpisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat