Gjatë konferencës së sotme në Ditën e Europës, Kryeministri Rama ka bërë publik edhe emrin e kryenagociatoarit të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai është Ambasadori i karrierës, Z. Zef Mazi.

“Kemi ngritur grupin negociator ku them se është momenti ta zbulojmë se kush e drejton, që dhe na kritikuar dhe ne si qeveri, por ai është një personalitet i mirënjohur, i respektuar, i gjithëpranuar për dijen dhe aftësitë e tij.

Zef Mazi do jetë kryenegociatori , me një grup të mirëpërzgjedhur do jenë regjia e betejës për negociatat, për të çuar para procesin në shumë drejtime. Me këtë skuadër me këtë mirëkuptim me të gjithë aletatë edhe SHBA do ecim përpara”, tha Rama.

Zef Mazi ka lindur me 27 janar 1956, ne Tirane, Shqiperi. Ai është ish diplomat shqiptar i karrierës i cili, që nga viti 2011, shërben si Asistent Special për Strategjinë e Drejtorit të Pergjithshëm te Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Në këtë funksion ai ka qenë i ngarkuar për formulimin, planifikimin dhe zbatimin e strategjisë për të gjithë Agjensinë, si dhe për menaxhimin e risqeve dhe të dijeve.

Zef Mazi ka qenë Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe në Republikën e Irlandës (2007-2011). Para kesaj, Zef Mazi ka qenë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Vjenë, në Agjensinë Ndërkombëtare të Energjise Bërthamore (ANEA), në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë (OSBE), në Organizatën për Zhvillimin Industrial të Kombeve të Bashkuara (UNIDO), në Organizatën për Ndalimin e Plotë të Provave Bërthamore (1992-1997 dhe 2002-2007, respektivisht).

Ai ka qenë kryetar i Forumint për Bashkëpunim për Çështjet e Sigurisë së OSBE-së (2003), dhe ka sherbyer edhe në Sekretariatin e OSBE-së dhe të ANEA-s (1998-2002).  Zef Mazi ka qenë Kryetar në Detyrë Misioni në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Austri dhe në Konfederatën Zvicerane (1991-1992). Para kësaj, ai ka shërbyer në Departamentin e Bashkëpunimit Shumëpalësh të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Tiranë, i ngarkuar për KSBE-në, si dhe anëtar i delegacionit të përhershëm të Shqipërisë në negociatat për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë (1989-1991).

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat