Një stallë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Ravonik të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa flakët e mëdha të favorizuara dhe nga era brenda një kohe të shkurtër kanë përfshirë të gjithë sipërfaqen e stallës.

Menjëherë pas rënies së zjarrit, zjarrfikësja e qytetit ka mbërritur në vendngjarje, duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve.

Dëmi i shkaktuar në këtë stallë është rreth 15 kokë te imëta dhe derra, të cilët nuk kanë mundur dot të shpëtohen nga zjarrfikësit.

Dëmet, bëjnë me dije punonjësit e shërbimit zjarrfikës janë të mëdha ndërkohë që pronari i stallës kërkon ndihmë nga bashkia e qytetit te Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat