Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i Policisë së shtetit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonin ilegalisht persona drejt SHBA-së.

Më shumë se 20 persona janë shoqëruar në polici, ku për shumicën e tyre Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër-arreste.

Arrestimi i këtyre personave erdhi pas një hetimi të nisur që prej vitit 2018 në bashkëpunim me zyrën e hetimit në ambasadën e SHBA duke u finalizuar këtë të hënë dhe është shtrirë edhe në disa rrethe.

Operacioni i shtrirë në qarqet Korçë, Fier dhe Tiranë dhe disa qytete të tjera, është vijimësi i dy aksioneve të mëparshme.

Operacioni është zhvilluar në Rinas dhe mësohet se të përfshirë në këtë grup kriminal ishin edhe punonjës në aeroportin e Rinasit. Fjala është për dy agjentë krimesh të cilët janë punonjës aty, shtetasit me inicialet B.I dhe B.M.

Po ashtu këta të fundit, pasi siguronin ‘klientë’ kundrejt pagesave, i largonin këta qytetarë me procedurë të rregullt nga Shqipëria, dhe më pas në aeroporte të mëdha nëpër Europë përdornin dokumenti të falsifikuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat