Deputeti Myslim Murrizi ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një padi mbi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat u miratuan pas situatës së krijuar nga Covid-19.

Sipas deputetit këto ndryshime janë bërë në kundërshtim të plot të rregullores se Kuvendit.

U habita si e dekretoi mbrojtësi i Kushtetutës, garanti i Kushtetutës, nuk po i them gardiani, ai e thotë vetë, atë lloj ndryshimi kur nenet u ndryshuan pasi kishte mbaruar votimi dhe pasi ishte votuar ligji në tërësi. Rregullorja e shpreh qartë që asnjë propozim nuk bëhet pasi ka filluar procedura e votimit. Mbasi ne kishim votuar tjetër projekt dhe variant kodi dhe tjetër u shpall i miratuar në fund. Kemi të kopsitur të gjithë procedurën e ndjekur hap pas hapi, kemi marrë edhe kasetën sa deputetë kanë qenë në Kuvend.

Dhe procedurën si ka ardhur kërkesa e presidentit në Kuvend po atë ditë por duhet 48 orë. Kam bërë të gjithë dokumentacionin gati në bazë të rregullores së Kuvend dhe po shkoj ta depozitoj në gjykatë Kushtetuese. Me këtë rast jo unë po shqiptarët të vërtetojnë edhe virgjërinë e Gjykatës Kushtetuese, sa e pa kapur e paprekur është nga lakejtë e çakejtë e politikës. Një pjesë betohen në buzë të Lanës një pjesë në floktore. Unë po shkoj ta dorëzoj”, u shpreh ai.

GjykatëMyslim Murrizipadi

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat