Gazetari Alfred Lela shkaktoi bujë në media pasi hoqi pantallonat gjatë një përballje live me kryeministrin Edi Rama në emisionin “Real Story”. Kryeministri mohoi që policia kishte ushtruar dhunë ndaj protestuesve, ndaj Lela hoqi pantallonat për t’i treguar të gjitha shenjat që i kishin mbetur në trup nga dhuna.

I ftuar ditën e djeshme në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari dhe analisti i njohur tregoi arsyen e atij veprimi të guximshëm.

Kryeministri po refuzonte çdo gjë dhe me cinizëm dhe arrogancë. Megjithëse duket pa etike, por kur bëhesh i pafuqishëm, në mungesë të një fuqie për ta thënë dhe për ta besuar dikush atë ngjarje detyrohesh të bësh një akt jashtë të zakonshmes. Por ishte dhe simbolike, për të thënë, ja fytyra e shtetit, e cila nuk mundet të marrë as përgjegjësitë përballë shtetasve të vet, të cilët i ka për detyrë ti mbrojë. Edhe nëse dikush në depresion ose në një tronditje psikike shkon për të vrarë veten shteti shkon për ta shpëtuar. Edhe nëse ne ishim fajtorë, shteti duhet të na mbronte. Ishte simbolike gjëja, që shtetit i kanë rënë pantallonat. Për të thënë që ju jeni pa pantallona sepse dilni në mes të natës për të shembur një ndërtesës  që është e shtetit, e shqiptarëve. E kanë ndërtuar pushtuesit dhe e shembin çlirimtarët po themi”, tha Lela.

Kujtojmë se gazetari ishte i pranishëm në protestën e 17 majit pas shembjes së Teatrit dhe u shoqërua në komisariat pasi theu kordonin për të mbrojtur ish-deputeten Silva Caka, që po dhunohej nga policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat