“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e njerëzve. SHBA mbështet reformën në drejtësi.

Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!”, kështu shkruan në Twitter ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit ambasadorja ka mbajtur qëndrime të forta në drejtim të politikës shqiptare, për të cilën thotë se është duke bërë lojëra të fshehta në kurriz të Reformës në Drejtësi dhe asaj zgjedhore.

“Mesazhi im është shumë i qartë, SHBA-të duan atë që dhe populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë i Amerikës, dhe të jetë pjesë e familjes së madhe të BE-së, nuk mund ta keni këtë pa Reformë Zgjedhore dhe pa Reformën në Drejtësi. Kjo nuk mund të bëhet me pazare, ka ardhur koha që t’iu jepni fund lojërave, dhe të bëhet Reforma Zgjedhore dhe ajo në drejtësi, njësoj siç populli shqiptar është duke e pritur”, u shpreh Kim.

Sakaq ajo ka qenë e angazhuar me takime të shumta, gjatë kësaj periudhe me përfaqësues të të gjithë interesave politike.

deklartareforma ne drejtesiYuri Kim

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat