Është ndarë parakohe nga jeta ish-kryetari i Bashkisë së Rrëshenit dhe njëherësh ish-kreu Partisë Demokratike të Rrethit Mirditë, Preng Toma.

Preng Toma ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në Itali, ku po kurohej.

Lajmi për humbjen e tij është bërë i ditur nga Partia Demokratike, dega Mirditë. Në një njoftim në Facebook Partia Demokratike dega Mirditë shkruan se Preng Toma mbetet jo vetëm një kontributor i rëndësishëm për PD, por dhe një nder intelektualet më potencialë të saj ndër vite.

Preng Toma ka qenë mësues i edukimit fizik për shume vite e njëkohësisht trajner i suksesshëm i ekipit të volejbollit të Minatorit të Rrëshenit.

Gjithashtu, ai ka qenë disa herë radhazi anëtar i kryesisë së Degës Partisë Demokratike Mirditë dhe njëkohësisht dhe kryetar i Degës për periudhën 2000- 2003, me arritje pozitive në raundet elektorale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat