Kryeministri Edi Rama u kthye në kryezëdhënës gjatë periudhës së pandemisë, duke i komunikuar shumicën e vendimeve nga profili i tij në “Facebook”, ndërsa vendimet s’ishin botuar në Fletoren Zyrtare.

Lidhur me vendimmarrjen e kryeministrit ka shprehur shqetësim Instituti i Studimeve Politike, që shprehet se vendime të tilla janë anti-kushtetuese dhe kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e njeriut, pasi detyrimet e qytetarëve vijojnë të imponohen në rrugë jo institucionale.

ISP i bën thirrje Kuvendit që të ushtrojë funksionin e kontrollin kushtetues të pushtetit ekzekutiv, duke mos lejuar më komunikimin e vendimeve përmes rrjeteve sociale, por përmes rrugëve institucionale.

“Koha për sjellje institucionale. Vendimmarrjet individuale në përmbajtje dhe në komunikim, përbëjnë deformim nga parimet e shtetit të së drejtës, cenon liritë kushtetuese, dobëson institucionet, krijon precedentë negativë në memorien shtetërore, injoron parimet e transparencës dhe llogaridhënies si dhe si të tilla, janë akte të abuzimit me pushtetin.

ISP apelon rikthimin në shtratin kushtetues e ligjor të aktivitetit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, të Qeverisë, të Ministrave dhe institucioneve të tjera të përfshira. ISP apelon Kuvendin të ushtrojë funksionin e kontrollin kushtetues të pushtetit ekzekutiv edhe në situatën sipas neneve 170-174 të Kushtetutës së Shqipërisë”, thotë ndër të tjera ISP.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat