Kriza politika e javës që lamë pas, ngre shumë pikëpyetje për të ardhmen e reformës zgjedhore. Faktori ndërkombëtar ka shprehur keqardhjen e tij për situatën ën të cilën ndodhet politika në vend.

Pas paralajmërimit të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara për reformën zgjedhore dhe marrëveshjet e fshehta që po bëhën në kurriz të saj, sot vjen edhe reagimi nga ana e Komisionit Europian.

Gazeta “Shekull”, duke marrë shkas nga situata e krijuar, ka realizuar një korrespondencë me zyrtarë të Komisionit Europian, ku ndër të tjera ata shprehin keqardhjen e tyre për situatën në vend, prishjen e Teatrit Kombëtar dhe shmangien nga dialogu për refomën zgjedhore.

Një thirrje e veçantë i bëhet përfaqësuesve të opozitës të cilët e kanë braktisur tryezën e reformës zgjedhore dhe se kriteret bazë janë ato të OSBE/ODIHR-it.

“Shumica dërrmuese e njerëzve të Shqipërisë mbështesin perspektivën e BE-së për vendin e tyre. Është thelbësore që të gjithë liderët politikë të vazhdojnë të respektojnë aspiratat e pranimit në Bashkimin Europian të qytetarëve të vendit. Ndërsa shprehim keqardhje që prishja e Teatrit Kombëtar ndodhi në një kohë kur ne kishim thirrur dialogun dhe konsensusin, këto zhvillime nuk duhet të vijnë në kurriz të përparimit për reformat thelbësore për përparimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për të ecur përpara në rrugën e pranimit në BE, nuk ka asnjë alternative për një dialog ndër-partiak dhe zgjidhje të bazuara gjerësisht, siç u gjetën në të kaluarën për sundimin e ligjit dhe verifikimin e drejtësisë, dhe të cilat ne po i shohim tani të vihen në veprim. Në këtë kontekst, reforma zgjedhore është dhe duhet të jetë një përparësi për Shqipërinë. Këshilli i BE vendosi kërkesa shumë të qarta për Shqipërinë përpara konferencës së parë ndërqeveritare me hapjen zyrtare të negociatave të pranimit, midis tyre miratimin e reformës zgjedhore plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Në këtë drejtim, ne mirëpresim njoftimin e opozitës për të rifilluar pjesëmarrjen e saj në punën ndër-partiake për reformën zgjedhore. Është thelbësore që reforma të mbështetet nga të gjithë aktorët politikë, në interesin më të lartë të Shqipërisë, në mënyrë që të përmbushen sa më shpejt kushtet e përcaktuara nga Këshilli i BE-së më 25 mars të këtij viti”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat