Shtyrja me tre muaj të tjerë e kësteve të kredive nuk do të jetë e mundur për të gjithë ata që kanë marrë një mikrokredi nga institucionet financiare jo bankare.

Ata duhet të rifillojnë të paguajnë këstet që në qershor dhe sipas të dhënave të mëparshme, mikrofinanca ka pasur 30 mijë kërkesa për shtyrje.

Sakaq, Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës ka njoftuar klientët që institucionet e mikrofinancës nuk janë të përfshira në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e dytë të kësteve të kredive.

“Thënë kjo, i ftojmë gjithë klientët që të rifillojnë pagesat e kësteve pranë sporteleve të institucioneve ose nëpërmjet kanaleve alternative të pagesave dhe rrjeteve të agjentëve. Dëshirojmë të sigurojmë klientët tanë që u jemi gjendur dhe do t’u gjendemi gjithmonë afër në këtë situatë të vështirë. Brenda mundësive dhe kapaciteteve tona, do të shqyrtojmë rasti pas rasti kërkesat për shtyrje të kredive për klientët që ndodhen në vështirësi, për t’u dhënë asistencën e nevojshme. Dera e mikrofinancës mbetet e hapur për fermerët, bizneset e vogla dhe individët, qofshin këta klientë ekzistues apo potencialë, me qëllim kalimin së bashku të kësaj sprove ekonomiko-financiare të krijuar nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All