Një taksë dezinfektimin e mjeteve që shkojnë nga Shqipëria drejt Kosovës është bërë shkak për përplasje mes dy kryeministrave Edi Ramës, dhe Albin Kurtit.

Kamionët që kanë kaluar sot nga Shqipëria drejt Kosovës janë taksuar me një tarifë në bazë të peshës së secilit prej tyre.

Më konkretisht mjetet mbi 12 ton duhet të paguanin 22 euro.

Kjo është bërë shkak për një reagim nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili në një reagim në “Twitter” shprehet: “ Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë në Kosovë, pasi Ministria e Brendshme e Kosovës njofton se kjo taksë ishte për dezifektim në kohë pandemie për të luftuar Covid19.

“Pezullohet kontrata për dezinfektimin e mauneve që vijnë në Republikën e Kosovës. Dezinfektimi i kamionëve parashihej në kuadër të masave për luftimin e pandemisë së COVID-19. Nga ky moment importuesit nuk kanë nevojë t’i dezinfektojnë maunet në pikat kufitare”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që më herët shkak për përplasje është bërë vendosja nga qeveria shqiptare e tarifës në Rrugën e Kombit, e cila është kërkuar të pezullohet nga qeveritë e Prishtinës. Por ndryshe nga Prishtina që reflekton në pak orë duke e pezulluar taksën sikundër ndodhi sot, Tirana e ruan ende tarifën në Rrugën e Kombit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All