Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru ka nxitur reagime të shumta në publik. Së fundmi në një postim në rrjetet sociale pediatrja Lira Gjika ka thënë se pedofilia nuk është sëmundje, por është skllavëri.

Pediatrja ka sqaruar se në rastin e pedofilisë, është skllavëria e të rriturit ndaj fëmijës, pra trajtimi i fëmijës si një “gjë”, si objekt për të plotësuar nevoja kriminale. Pedofili perton të menaxhojë veten, nuk do të njohë ligjet, si ato morale dhe ato juridike, por ushqen kënaqësitë e tij kriminale dhe shmang me dashje dhembshurinë.

Statusi i pediatres:

Po e quajtëm pedofilinë sëmundje dhe pedofilin të sëmurë, atëherë, ai nuk duhet të dënohet, por të na vijë keq, pasi është i sëmurë. Për fat pedofilia nuk është sëmundje, por është skllavëri. Skllavëria është e ndaluar me ligj, sepse është mënyrë e keqe dhe kriminale, sëbashku, e të trajtuarit të njeriut nga njeriu.

Në rastin e pedofilisë, është skllavëria e të rriturit ndaj fëmijës, pra trajtimi i fëmijës si një “gjë”, si objekt për të plotësuar nevoja kriminale. Pedofili perton të menaxhojë veten, nuk do të njohi ligjet, si ato morale dhe ato juridike, por ushqen kënaqësitë e tij kriminale dhe shmang me dashje dhimsurinë. Ai përpiqet me çdo kusht t’u krijojë gracka dhe t’i kthejë në skllevër të tij, fëmijët.

Nëse një i rritur nuk vepron dot “në interesin më të lartë të fëmijës”, por ushqen fantazitë e tij perverse, dhe grabit fëmijë apo kërcënon fëmijë, kjo është zgjedhje. Një i rritur nuk mund të bëjë ç’të dojë me një fëmijë. Edhe prindi, kur keqtrajton fëmijën, sillet keq me të, i hiqet e drejta prindërore dhe nuk i lejohet të takojë fëmijën e jo më një njeriu si pedofili, që duhet të përgjigjet deri më një për veprimet e tij kriminale.

Është e vërtetë, që ndjenjat tona janë të kondicionuara nga mënyra e të rriturit, por veprimet tona varen vetëm nga ne, prandaj njerëz, mjaft më me këtë shprehje: “se ai është i sëmurë”, të sëmurët nuk janë kriminela. Asnjë i sëmurë nuk bën krim, krimin e bën vetëm njeriu, që shijon të keqen, që ka zgjedhur të keqen. Pedofilia është zgjedhje me dashje e të keqes dhe pedofili është ai njeri, i cili ka zgjedhur të jetojë në këtë mënyrë, dhe e shijon atë, të keqen. Ai e mban gjallë këtë të keqe, me gjithë fuqinë e mëndjes së tij kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat