Anxhela Likrama, Kryetare e Forumit të Politikave të partisë ‘Zgjidhja’, u shpreh se lumturia e kryeministrit për marrjen e eurobondit 650 milionë është trishtim për çdo shqiptar, që do ta paguajë atë për 10 vitet e ardhshme.

‘Borxhi i ri i shqiptarëve u shtohet 750 milionëve eurobonde të marrë ndër vite dhe 200 milionë prej tij do të shkojnë për të larë borxhin e vjetër dhe për 450 të tjerat qeveria nuk ka ndonjë plan’ u shpreh Likrama.

Reagimi

Lumturia e kryeministrit për marrjen e eurobondit 650 milionë është trishtim për çdo shqiptar, që do ta paguajë atë për 10 vitet e ardhshme. Shumë vende marrin borxhe në formë eurobondi për të plotësuar nevojat financiare dhe synojnë për interesa sa më të ulëta. Vitin e shkuar, Mali i Zi emetoi 500 milionë eurobond me normë interesi 2.80%, ndërsa Serbia emetoi 1.5 miliardë eurobonde 10-vjeçare me normë interesi prej 1.25%.

Ndërsa kryeministri ynë e quan besim te performanca ekonomike e Shqipërisë marrjen e borxhit me normë interesi 3.625 për qind. Borxhi i ri i shqiptarëve u shtohet 750 milionëve eurobonde të marrë ndër vite dhe 200 milionë prej tij do të shkojnë për të larë borxhin e vjetër. Për 450 të tjerat qeveria nuk ka ndonjë plan, edhe pse vendi është shkatërruar nga tëmeti i 26 nëntorit, mijëra biznese janë në prag falimentimi nga pandemia, ekonomia është kthyer 15 vite pas, ndërsa paketat ndihmëse për të punësuarit dhe bizneset kanë qenë propagandistike. Një gjë është e sigurtë: Pagesat e PPP-ve do të vijojnë sikur bota të përmbyset, ashtu si edhe tenderat me fitues të paracaktuar nga zyrtarët e korruptuar dhe të gjitha do t’i paguajnë një më një shqiptarët e varfër.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All