Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë ka tërhequr firmën për listat e hapura në Zgjedhje. Nisma për ndryshime në Kushtetuetë e Myslim Murrizit i mori firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar në Parlament, por sot ata kanë ndërruar kurs.

Bashkë me Roshin, firmën e ka tërhequr edhe deputeti, Besnik Troplini. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Roshi shkruan se e tërheq firmën pas deklaratave në media se ndërhyrjet në Kushtetutë për këtë çështje synojnë edhe të pengojnë koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut prej 5% sipas tij, është shqetësuese.

Reagimi i plotë:

Pse Balli Kombëtar Demokrat tërheq firmat nga Kërkesa për ndërhyrje në Kushtetutë? Ndërhyrja në Kushtetutë për hapjen e listave është një iniciativë e sinqertë e Opozitës Parlamentare, por që parashoh se do të ketë një përballje me pandershmërinë e pushtetit. Të premten 29 deputetë të Opozitës Parlamentare depozituan një kërkesë për ndërhyrjen në Kushtetutë në nenet 64 dhe 68 me qëllim hapjen e listave. Në diskutimet e mia me kolegët tentova që të bënim një kërkesë të qartë, megjithatë firmosa në një marrëveshje xhentëllmenësh se do të qëndrohej në hapjen e listave, që do të thotë se duhet ndryshuar Neni 64 i Kushtetutës dhe praragrafi i dytë i Nenit 68 “Renditja e Kandidatëve për deputet ne listat shume emërore nuk mund te ndryshohet pas paraqitjes se listës”. Anonçimi në media se do ndërhyhet në Kushtetutë për të ndaluar koalicionet parazgjedhore dhe vendosja e pragut 5% është shqetësuese sepse tregon se dikush është i interesuar. Këtë interes mund ta shfaqi ai që sheh se i afrohet mundësisë dhe fuqisë së kartonit për ta bërë këtë. Kjo lloj ndërhyrjeje, do të thotë ruajtjen e statukuosë, ruajtjen e sistemit bipolar politik që është sot, ruajtjen e sistemit të pengut nga kontrolli absolut i tregut politik.

Pra Ajo që ndryshon është vetëm mënyra se si arrihen këto. Thënë më qartë, ndryshojnë formulën por ruajnë kapjen e sistemit që kanë sot. Nevoja e vendit kërkon një demokraci të fortë e cila nuk mund të bëhet pa një pluripartitizëm,i cili është i pashmangshëm nëse vota e qytetarëve ështē e lirë dhe kalon nëpër një formulë zgjedhore që reflekton një përthyerje të papërfillshme në raport me vullnetin e tyre. Liria e votës,kërkon lirinë e besimit qytetar i cili garantohet nga një formulë zgjedhore që nuk lejojon vjedhjen e institucionalizuar të votës dhe konkretisht një sistem propocional kombëtar pa prag të poshtëm. Liria e votës kërkon procedurën e ruajtjes,indetifikimin biometrik,votimin dhe numurimin elektronik,largimin e faktorit njrëzor sa të mundemi nga sistemi i numurimit,depolitizimin e komisioneve të zvogëluar me ekonomistët e bankave dhe avokatë.

Financimi i partive me parimin “një votë kushton X-Lekë”, bën që të ruhet konkurueshmëria në tregun politik,kundrejt finacimit të sotëm që financohen vetëm dy,tre apo dhe katër parti. Listat e hapura na çojnë tek kandidatë me integritet,por që pa lirinë e votës të çojnë sërish tek horrat. Interesi i Partive të vogla shkon në përpjestim të drejtë me rritjen e demokracisë,për rrjedhojë me interesin e shqiptarëve. Mbajtja me çdo kusht në treg vetëm dy parti,prodhon këtë që kemi sot autokracinë që stimulohet nga pushteti i fortë që i jep ky kod zgjedhor që kemi.

Ndëryrjet e këqia në Kushtetutë bëjnë dëme të pariparueshme për shoqërinë. Ato mund të atrofizojnë demokracinë si elementi bazik i cilësisë së jetës. Në këtë këndshikim ndjehem i pasigurt se si do të preket Kushtetuta,prandaj dy firmat e deputetëve të Ballit Kombëtar Demokrat, e imja dhe e z.Besnik Troplini do të tërheqiqen nga lista e 29 deputetëve të Opozitës Parlamentare për ndërhyrjen në Kushtetutë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat