Anxhela Likrama, Kryetare e Forumit të Politikave në partinë ‘Zgjidhja’ reagoi për shtrenjtimin e taksave lokale të vitit 2020, pas rritjes së tarifës së pastrimit. “Gjobat e reja për plehrat duhen refuzuar, si përgjigje ndaj institucionit që vetëm plaçkit qytetarët dhe bizneset për milionat e disa klientëve”-u shpreh Likrama.

Deklarata:

Prej dy javësh, bizneseve të Tiranës u janë shtrenjtuar taksat lokale të vitit 2020, pas rritjes së tarifës së pastrimit. Një zyre 100 metra katrorë tashmë i duhet të paguajë 74,500 lekë taksa vendore dhe, pas tërmetit e mbylljes prej pandemisë, kjo është goditja tjetër për dhjetra mijëra të vetëpunësuar.

Kjo është gjoba tjetër e dyshes Rama&Veliajt, që me vendimin e Këshillit Bashkiak të marrë më 26.12.2019, një muaj pas tërmetit shkatërrimtar, që i rriti me 15-64% tarifat e pastrimit për subjektet që veprojnë në kryeqytet. Si për të treguar ligësinë ndaj mbijetesës së familjeve, kjo tarifë u rrit më shumë në përqindje për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 milionë lekë në vit, me rreth 64%, nga 3,500 lekë në 5,750 lekë.

Shumica e tarifës së pastrimit, prej 2.2 miliardë lekësh, do të shkojë për të paguar biznesin e pistë të inceneratorit të Tiranës, i cili për 30 vite do t’u marrë shqiptarëve 272 milionë euro.

Gjobat e reja për plehrat duhen refuzuar, si përgjigje ndaj institucionit që vetëm plaçkit qytetarët dhe bizneset për milionat e disa klientëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat