Gjermania do të mbetet një mbështetëse e fortë e procesit të zgjerimit të BE-së. Edhe pse presidenca jonë do të prek mëm shumë cështjen e COVID-19, Ballkani Perëndimor do të mbetet një çështje shumë e rëndësishme gjatë presidencës gjermane, tha të martën Michael Roth, Ministri Federal i Gjermanisë për Europën.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe Ushtruesi i Detyrës i Ministrit shqiptar për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj gjithashtu morën pjesë në panelin me titull “Çfarë do të thotë fillimi i bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut?”, organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert.

Roth theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë të ndjekin dhe përshpejtojnë reformat. Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor që integrohen në BE është një situatë fituese, e cila është e dobishme për të dy palët. “Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Shtetet anëtare duhet të përpunojnë dhe të bien dakord për kornizën e bisedimeve bazuar në metodologjinë e re. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë me vendosmëri në rrugën e tyre të reformës, reformat e shpejta janë të rëndësishme për të dy”, vuri në dukje Roth, duke shtuar se disa anëtarë të BE-së minuan rolin kryesor të Ballkanit Perëndimor për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për të gjithë.

“Është një situatë e favorshme jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe për BE”, deklaroi diplomati i lartë gjerman. Gjermania, tha Roth, gjatë presidencës së saj të BE do të përqëndrohet edhe tek të rinjtë përveç demokracisë dhe migracionit në Ballkanin Perëndimor. Edukimi cilësor, sipas tij, është thelbësor sepse vendet mund të kenë të ardhme më të mirë vetëm me të rinj të kualifikuar.

Roth tha se një konferencë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të organizohet në tetor ose nëntor me rininë dhe perspektivat e tyre në qendër të dialogut.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat