PROFIL/ Shuhet në moshën 57-vjeçare mjeku Arjan Pushi. “Shekulli” sjell detaje nga jeta e mjekut dhe mesazhet e ngushëllimit të kolegëve 

Enida Vërça

Mjeku hematolog, Arjan Pushi është ndarë nga jeta pasditen e kësaj të marte.

Pas një beteje disaditore në spitalin Infektiv, ku mëngjesin e së hënës hyri edhe në intubim, Pushi nuk arriti të mbijetojë. Lajmin nga ndarja nga jeta, e ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, e cila i shpreh ngushëllimet edhe familjarëve. Pushi ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare.

Po kush ishte Arjan Pushi?

Pushi prej vitesh ishte pjesë e stafit të fakultetit të Mjekësisë, ku edukoi breza me radhë. Po ashtu ai ka patur një karrierë të suksesshme në repartin e Hematologjisë.  Arian Pushi, një profesor i cili e ka bërë pronë të tij lëndën e hematologjisë. Në CV-në e  tij përfshihen shumë tituj dhe dekorata të marra ndër vite. Shërbimi i Hematologjisë QSUT dhe Shoqata Shqiptare Hematologji Transfuzion prej kohësh kanë zhvilluar konferenca Ndërkombëtare, të cilat janë përfaqësuar prej tij. Mjeku ka kryer dy specializimet si në Sëmundjet e Brendshme ashtu dhe në Hematologji (sëmundjet e gjakut) .

Biografia

Prof. Arjan Pushi lindi në 30 korrik 1962 në qytetin e Beratit në një familje intelektuale me tradita qytetare dhe patriotike dhe përfundoi studimet e larta me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1987. Dr. Pushi filloi misionin e tij akademik si asistent-pedagog në fakultet dhe shkollën e specializimit në Hematologji. Pjesë e Shërbimit Universitar të Hematologjisë. Profesori i ndjerë, bënte pjesë në brezin e dytë të hematologëve shqiptarë, të cilët populluan shërbimet universitare të specializuara në shërbimin spitalor kombëtar dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Gjatë karrierës së tij të gjatë, të pervijuar nga shkenca, modestia dhe humanizmi, ai dha një kontribut të çmuar për përparimin e specialitetit të Hematologjisë dhe Mjekësisë bashkëkohore në vendin tonë. Mjeku ishte autor i disa monografive dhe teksteve mësimore për hematologjinë; Mjekësinë e Përgjithshme dhe gjithashtu i dhjetëra artikujve, kumtesave dhe referimeve shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Familja

Teksa e kanë konsideruar vdekjen e Pushit shokuese, mësohet se pika më e dobët e mjekut ka qenë vajza e tij. Mjeku ka lënë pas, vajzën, emri i së cilës është Kristina, fëmijë i vetëm, bashkëshorten dhe dy prindërit. Studentë të cilët kanë marrë mësim nga pedagogu janë shprehur nën zë për  “Shekulli”-n se mjeku vuante nga disa sëmundje shoqërues, siç ishte obeziteti. Ndërkohë në rrugë zyrtare, thuhet se mjeku nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Kontributet

Shërbimi i Hematologjisë QSUT dhe Shoqata Shqiptare Hematologji Transfuzion prej kohësh kanë zhvilluar konferenca Ndërkombëtare, të cilat janë përfaqësuar prej tij. Mjeku ka kryer dy specializimet si në Sëmundjet e Brendshme ashtu dhe në Hematologji (sëmundjet e gjakut) .  “Sëmundjet e Brendshme përmbledhin shqetësimet që kanë të bëjnë me shumë specialitete (sisteme të organizmit). “Aty bëjnë pjesë shqetësimet e mushkërive, shqetësimet e zemrës ,shqetësimet e gjakut dhe të gjëndrave që dalin në trup,janë shqetësimet endokrine (diabeti,tiroidea,etj), janë shqetësimet e veshkave dhe rrugëve të urinës,janë shqetësimet e stomakut të,zorrëve , mëlçisë, shpretkës, pankreasit, zorrës së trashë, janë shqetësimet e sëmundjeve të rheumatizmit, janë shqetësimet e sëmundjeve alergjike dhe dëmtimet imunologjike, apo shqetësimet infeksioze që ka organizmi i njeriut. Sëmundjet e gjakut në veçanti janë shumë të zakonshme në popullatë siç janë anemitë, apo anemitë e lindura për të cilat Shqipëria është një vend shumë I prekur .Por nga ana tjetër të gjitha sëmundjet japin ndryshimet e tyre në gjak dhe pas këtyre ndryshimeve në gjak mund të fshihen dhe sëmundje shumë të rëndësishme dhe të rënda të njeriut”, do të thoshte ai, një vit më parë.

Ngushëllimet

Bluzat e bardha, i kanë shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve dhe të afërme të mjekut të njohur. Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, mjeku infeksionit Tritan Kalo, shkruan: Nga gjiri i heronjve të Shëndetësisë një MANTELBARDHË e humbi sfidën me Sars-Cov2/Covid-19. U prehshi ne Paqe Prof. Arjan Pushi!. Rektori i Universiteti të Mjekësisë, i pikëlluar shprehet se nuk ka fjalë për këtë humbje të madhe. “Lamtumirë Prof. Arjan Pushi! Nuk kam fjalë të shpreh keqardhjen dhe dhimbjen! Do na mungosh të gjithëve! Të qoftë e blertë lëndina!”.

Edhe prof.dr. Edvin Prifti shkruan se sot humbën një koleg dhe mik. “Humbëm një profesor të universitetit tonë. Nesër mbase do të jetë radha jone, mbase do jetë radha ime por kjo s’ka asnjë rëndësi! Ju jeni thelbi! Këtu nuk flitet më për individin, por për racën tonë. Mbrojeni, mbështeteni, mos u bëni naiv dhe injorant siç jeni sjellë në shekujt e kaluar, luftoni për mbijetesë, kuptojeni, dhe lutuni shumë për veten tuaj, familjet dhe për në mjekët tuaj që nuk ndaluam një dite duke trajtuar dhimbjet dhe sëmundjet tuaj. Lamtumirë koleg i nderuar. Lamtumirë, kur u puqem bashkë tre javë më pare dhe bisedonim për Covid-19. Dhe në përjetësinë e mallkimit qofshin kush i thotë të kundërtën këtij populli që nuk ç’bën! Dashuria do të triumfojë mbi gjithçka.

 “Shekulli” i shpreh ngushëllime familjarëve, të afërmeve dhe kolegëve.

Arjan Pushiprofil

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All