Gjatë muajve të izolimit “Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit” shpalli konkursin “Libri i karantinës”, për të nxitur kreativitetin dhe shkrimin shqip. Juria e përbërë nga Rita Petro, Fatmira Aliaj, Ylli Demneri, Durim Abdullahu, zgjodhi ditën e sotme tre librat më të mirë nga 10 finalistë.

Në ceremoninë e organizuar nga QKLL ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Anëtarët e jurisë u shprehën të befasuar nga serioziteti i punimeve dhe niveli artistik i shkrimtarëve pjesëmarrës. Nga 82 vepra që morën pjesë në garë, u përzgjodhën si tre më të mirat, “Iliri” me autor Lum Gashin, “Tregime të zgjedhura” nga Ervin Nezha dhe “Grupi ‘Bella Ciao’” nga Vera Bekteshi.

Në librin me 5 tregime të Bekteshit, personazhet kryesore janë gra. Në tregimin e parë autorja përshkruan pandeminë përmes komunikimit, që ka transformuar gjithçka në ditët e sotme. Ajo rrëfen se si 5 shoqe flasin me njëra-tjetrën për rreziqet e pandemisë vetëm me mesazhe në “Whatsapp”, duke harruar se ka forma të tjera komunikimi shumë të shpejta, që gati po zhduken me kalimin e kohës dhe zhvillimin e teknologjisë.

Në tregimet e tjera flitet për forcën e grave për të krijuar jetë e për ta mbojtur me çdo skrificë, për dashurinë dhe ish-sigurimsat që vazhdojnë të enden të lirë dhe madje të përflasin viktimat e tyre të dikurshme.

Ndërsa në romanin “Iliri” të Lum Gashit, në qendër është historia e një të riu shqiptar, shumë e ngjashme me ngjarjet reale të të rinjve tanë, që mbijeton me punë të rëndomta dhe fati i tij varet nga pronari i kompanisë. Ëndrra e tij më e madhe dhe zgjidhja e vetme është ikja në perëndim.

Tregimet e Ervin Nezhës dallohen për stilin befasues dhe shërbejnë si vazhdimësi e një tradite në gjininë e tregimit shqip.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Flash Lajme

Më të lexuarat